Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti ka goditur me veturë civile viktimën në Qyshk të Pejës.
Sipas IPK-së, zyrtari policor në momentin e aksidentit ishte jashtë detyrës zyrtare, përcjell Arbresh.info
“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore”, thuhet në reagimin e IPK-së.
“Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor. Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”. Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet tutje në reagim.
Kujtojmë se viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e saj shëndetësore është e rëndë dhe pritet që t’u nënshtrohet disa intervenimeve kirurgjike./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Goditet me veturë këmbësorja në Pejë, gjendja e saj shëndetësore e rëndë
Goditet me veturë këmbësorja në Pejë, gjendja e saj shëndetësore e rëndë
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari