Sot shënohen 11 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, një prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare me 77 shtete anëtare. Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar këtë moment si një nga arritjet më të rëndësishme diplomatike të Kosovës.
“Para 11 vitesh, e çuam Kosovën në Frankofoni, një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare. Si Ministër i Jashtëm, e udhëheqa këtë proces me muaj pune, negociatash dhe lobimi, sepse Kosova duhej të kishte vend në tryezat ku merren vendime,” ka deklaruar Hoxhaj.
Ai thekson se anëtarësimi i vitit 2014 ishte dëshmi se Kosova mund të funksionojë si aktor i barabartë në arenën ndërkombëtare.
“Ishte provë se Kosova mund të njihet, të dëgjohet dhe të trajtohet si partnere e barabartë,” ka shtuar ai.
Hoxhaj nënvizon se është koha që diplomacia kosovare t’i rikthehet standardeve të asaj periudhe.
“Kosova ka kapacitet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ku e ka vendin. Me vizion dhe lidership të qartë, këto suksese i kthejmë në realitet,” tha ai.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...