Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi për njëmbëdhjetë të akuzuar. Në Departamentin për Krime të Rënda sot është shpallur aktgjykimi në çështjen penale të tani të akuzuarve H.A ,N.A ,I.R ,A.B ,E.B ,S.S ,H.E ,H.L dhe M.B të akuzuar për shkak të veprës penale, Organizimi dhe Pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe L.L e S.H të akuzuar për veprën penale ,Mbajtja në pronësi ,kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të akuzuarit N.A dhe H.E janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj .Të akuzuarit I.R dhe E.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.
Të akuzuarit H.A ,S.S ,H.L dhe M.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.
I akuzuari S.H është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6(gjashtë)muaj ,i cili nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 1(një) viti nuk kryen vepër të re penale.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë