Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka kërkuar rritjen e tarifave prej 100% për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit.
Kjo kompani, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka treguar edhe arsyet prapa kësaj kërkese.
KRU “Gjakova” thekson se kostoja e energjisë elektrike shton 20% e më tepër totalin e shpenzimeve.
“Kompania ka paraqitur zyrtarisht kërkesë për rritjen e tarifave në nivel prej 100%, si pasojë e rritjes së ndjeshme të kostove operative. Vetëm kostoja e energjisë elektrike aktualisht ndikon rreth 20% më tepër në totalin e shpenzimeve krahasuar me periudhat e mëparshme. Përveç energjisë, janë rritur ndjeshëm edhe shpenzimet për klor dhe kimikate të dezinfektimit, mirëmbajtjen e teknologjisë dhe mjeteve të punës, makineritë dhe riparimet teknike, si dhe pjesët fazonike dhe materialet e rrjetit”, ka thënë kjo ndërmarrje.
Ajo tha se edhe vënia në funksion e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura ka krijuar shpenzime të reja operative, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në pasqyrat financiare të dy viteve të fundit, pasi impianti është lëshuar rishtazi në punë.
Sipas kësaj ndërmarrjeje, me nivelin aktual të tarifave, KRU përballet me rrezik serioz të mosqëndrueshmërisë financiare dhe, në këto rrethana, kompania do të mbetet barrë financiare për Ministrinë përkatëse dhe të mbështetet në subvencione.
“Për këtë arsye, kërkesa për rritjen e tarifave është e domosdoshme dhe e arsyetuar”, thuhet në përgjigjen e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Gjatë ditës u raportua se edhe kompanitë e tjera rajonale, që janë shtatë në total, kanë paraqitur kërkesa për rritje të çmimit në Autoritetin Rregullator të Shërbimeve të Ujit.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe në ARRU dhe është në pritje të një përgjigjeje.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...