Në Mjekimin Intensiv Qendror të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar katër nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës së Jugut.
Mjekja kujdestare, Agreta Gashi, ka thënë se dy prej këtyre të lënduarve vazhdojnë të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas saj, në mesin e pacientëve është edhe një vajzë 10-vjeçare që është shtetase suedeze, e cila do të vazhdojë trajtimin në Suedi në një qendër të specializuar për djegie.
Doktoresha Gashi për klankosova.tv shtoi se ky transferim është duke u bërë pasi Kosova dhe rajoni nuk ofrojnë trajtim të tillë. Të lënduar nga shpërthimi i bombolës janë 14 persona.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...