Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 14 pacientë.
Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 2 mijë e 700 testimeve.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 324.
“Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882. Në total numri i rasteve aktive është 324”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...