Në Komunën e Prishtinës janë 10 punëtorë shëndetësor që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, për lajmi.net ka bërë të ditur se janë 10 punëtorë shëndetësor që janë të prekur me koronavirus, kurse 50 të tjerë janë në vetizolim.
“Në Komunën e Prishtinës i kemi 10 punëtor të personelit shëndetësor të sëmurë nga Covidit, do me thënë janë pozitivë me Covid. Ndërsa edhe 50 të tjerë i kemi në vetizolim. Do me thënë jemi me 60 minus në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Nga këta 10 punëtorë shëndetësor që janë të infektuar, një është mjek, një laborant dhe tetë të tjerë janë punëtor medicinal. Aktualisht e kemi një problem që është paraqitur dje dhe sot në pikën kufitare në Mutivodë ku e kemi pasur ekipin tonë ne nuk e kemi ekipin tonë atje sepse kanë qenë të infektuar dhe sot jemi duke e shikuar mundësinë që të angazhojmë tetë vullnetarë në pikën kufitare në Mutivodë”, tregoi Nushi.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...