Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë, ka hedhur sërish akuza ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore lidhur me dhënien e lejes për ndërtimin objektit afarist-banesor prej 200 milionë eurosh.
Asamblisti i kësaj partie, Egzon Azemi tha se leja për ndërtimin e objektit në lagjen “Lakrishtë” i është dhënë një kompanie të regjistruar një ditë para hapjes së tenderit.
Tutje ai bëri të ditur se do të thërrasin një seancë me vetëm një pike të rendit të ditës, ndërkaq kanë ftuar edhe partitë tjera ta votojnë shkarkimin e aksionarëve Genc Sherifi dhe Dren Kukaj.
“Nuk është hera e parë që kemi ngritur ankesa të në pas njëshme për skandalet publike banesore mirëpo është e radhës sepse skandalet e vazhdueshme që po ndodhin atje po na detyrojnë ti ngrisim këto shqetësime dhe sot jemi këtu për ti rikujtuar paralajmërimet tona të aferave kriminale në ndërmarrje publike banesore që kanë nisur 4 muaj më parë”.
“Ndryshimi i rregullores së ndërmarrjes, humbja e pronës në emër të marrjes të disa lokale, marrja e lejeve dhe kushteve ndërtimore pa dokumentacione të plotë, pagesa milionëshe pa leje për pronën dhe objektet që tentonin ti transferonin kompanive të përzgjedhur në mënyrë shumë të dyshimit”.
“Një ndër kompanitë e përzgjedhura për këto projekt 200 milionësh është hapur vetëm një ditë para se të fitonte këtë aplikim, vetëm kjo dëshmi ka mjaftuar që të nisën hetime serioze, dhe të ndalët ky proket i dëmshëm. Kjo kompani ka nënshkruar kontratën më NPB-në”.
“Ndërmarrja publike Banesore është e secilit qytetarë të Prishtinës prandaj ajo pronë aq e vlefshme nuk duhet të lejohet të trajnohet e tillë dhe kaq mizorisht nga këto kompani dhe këta aksionar politik”.
“Të gjitha këto e kanë dëmtuar seriozisht këtë ndërmarrje prandaj nuk kemi kohë të heshtim, ftojë të gjitha subjektet politikë që të bashkohen në këtë iniciativë sepse ky është interesa qytetarë dhe jo interesa partiakë”, tha ai.
“Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, i ka pezulluar punimet e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), në lagjen Lakrishte, pasi gjatë rrënimit të një objekti të vjetër, doli se kishte materiale të azbestit e të cilat konsiderohen kancerogjene”./arbresh.info/
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...