“Për mua nuk është shtrenjtë se nuk e kam pagën e vogël”, thotë Kurti për çmimin e biletës së ski-liftit

14:22 | 22 Mars 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Brezovica ku qëndroi për vizitë ka numëruar disa prej arritjeve në njëvjetorin e qeverisjes.

Në një lidhje direkte në emisionin “InfoKlania” në Radio Klan FM, Kurti tha për gazetarin Flamur Gajtani, se menaxhimi i pandemisë, rritja ekonomike dhe luftimi i korrupsionit e shkatërrimi i grupeve kriminale, janë disa prej të arriturave që i bëjnë krenarë.

“Menaxhimi i pandemisë, luftimi i korrupsionit dhe grupeve kriminale, konfiskimi i trafiqeve të narkotikëve, nisja e Vettingut, rritja ekonomike dyshifrore, përbëjnë disa prej të arriturave që na bëjnë krenarë dhe përgjegjës që t’i shtojmë gjatë viteve”, tha Kurti.

Kurti poashtu u pyet edhe për çmimin e biletës për ski-lift, nëse i është dukur shtrenjtë çmim ky që ishte 4 euro.

“Për mua nuk është shtrenjtë se nuk e kam pagën e vogël, por besoj që se ajo që ofrohet këtu e bën çmimin jo të shtrenjtë”, tha kryeministri.