Drejtuar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, dhe në prani të udhëheqësve të drejtorive komunale sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës, .
Fillimisht drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka njoftuar bordin rreth organizimit të Panairit të Sportit, i cili do të mbahet nesër me datën 22.10.2019, duke filluar nga ora 10:00, në sheshin “Isa Boletini”, me ç’rast është konfirmuar edhe pjesëmarrja e shumicës së klubet sportive të qytetit të Mitrovicës.
Ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit, Vehbi Ahmeti, lidhur me largimin e tri kioskave të vendosura në afërsi të objektit të komunës, ka theksuar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, për të gjitha ato kioska të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre pa leje nga organi kompetent.
Po ashtu ai tha se edhe gjatë këtij vikendi inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë inspektuar subjektet afariste lidhur me vendimin për respektimin e orarit të punës.
Në këtë takim Bordi diskutoi edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve./arbresh.info/
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...