Seanca e së hënës ndonëse filloi me mungesën e dy partive opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV), ajo më pas ka vazhduar me rrjedhën e saj.
Në këtë vazhdim seance janë miratuar disa projektligje dhe anëtarët e ri të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Seanca e cila kishte filluar në ora 10:00, tani ka shkuar në pauzë, për të vazhduar në ora 15:00, ku pritet të ketë debat parlamentar për shtesat e fëmijëve.
Ndryshe, kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbaj seancën në të cilën do të diskutohen projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. /arbresh.info/
Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt
Fundi i Orban pas 16 vjetësh pushtet, deputetja e VV kërkon ...
Elvis Rexhbeçaj largohet nga Augsburgu, por jo nga Bundeslig...
Si u komentua fitorja e Magyarit në zgjedhjet e Hungarisë
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...