Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 212-të me radhë.
Paraprakisht, një ndër pikat kryesore të rendit të ditës, ishte shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Rishqyrtim për procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, të cilin anëtarët e KPK-së nuk e miratuan me rekomandimet e aprovuara pjesërisht nga ky Komision.
Rrjedhimisht, me mosmiratimin e të gjeturave të Komisionit për Rishqyrtim, KPK-ja, në zbatim të Rregullores nr.06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, kaloi në procesin e votimit të kandidatit më të vlerësuar për ta propozuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, me ç’rast, pas votimit të fshehtë, rezultoi që Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mori në mënyrë unanime 11 vota të anëtarëve të KPK-së.
Ky vendim i Këshillit Prokurorial për propozimin e Isufajt në këtë pozitë do t’i dërgohet për dekretim Presidentes së Kosovës dhe pas dekretimit do të marrë zyrtarisht detyrën e tij.
KPK-ja, vlerësoi gjatë takimit të sotëm se, tërë procesi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, ka qenë objektiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar plotësisht në meritokraci./arbresh.info/
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...
Hashim Thaçi është i pafajshëm, thotë avokati i ish-presiden...
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...