Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit për seanca dhe komisione parlamentare.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se do të ishte mirë që grupi i deputetëve të LVV-së ta propozonte shfuqizimin e vendimit të vitit 2011.
“Kjo nuk është në kompetencën e kryetarit në veçanti. Kryesia merret me këtë punë dhe dikush duhet ta inicojë. Grupi i Lëvizjes Vetëvendosje do të ishte mirë që ta bënte këtu, meqë kanë shprehur në mënyrë vullnetare heqjen dorë nga këto shpenzime që quhen të rrugës dhe që parashihen me dokumentet tona, të Kuvendit. Sapo të paraqitet në mbledhjen e kryesisë ne do ta trajtojmë dhe me optimizëm që do t’i merr edhe votat e subjekteve tjera politike, të cilat kanë thënë që nuk e përkrahnin një vendim të tillë. së paku dy subjekte politike deri tash i kam pa, të cilat nuk e përkrahin një vendim të tillë”, tha Konjufca.
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...