Në Interpelancën e ministrit të zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ku bëhet fjalë për themelimin e ndërmarrjes së re Energjetike të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ky projekt do të mbetet në histori si projekti më i kriminalizuar që nga paslufta.
“Unë mendoj se projekti I termocentralit Kosova e Re, do të hyjë në historinë e kontratave të Kosovës, si projekti më i kriminalizuar, që nga paslufta. Për nga konsekuencat penale që do të rrjedhin prej kësaj kontrate, zotëri ministër, ia kalon shumë herë dëmit të kontratës së qeverisë Thaçi me Becktel-in atëherë. Sepse edhe kushtet e nënshkrimit të kontratës dhe pasojat afatgjate të saj në shoqërinë tonë nuk kanë me qenë me një moment të përfunduar si kanë përfunduar me autostradën për Shqipëri”, tha Konjufca
Sipas Konjufcës, kostoja e projektit e cila do të ketë kosto prej 5 miliardë euro, e cila ka me dalë drejtpërdrejtë nga xhepi i qytetarëve./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...