Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kapiten Ali Xheladin Sinani.
Këtë e ka konfirmuara përmes një njoftimi Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Me dhembje të thellë ju njoftojmë se sot, nga një sëmundje e rëndë, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kapter Ali Xheladin Sinani.
Ali Sinani ka lindur më 01.08.1975 në fshatin Gllamnikë të Komunës së Podujevës.
Kapter Ali Sinani ka shërbyer me përkushtim të madh në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe në muajin nëntor është sistemuar në Brigadën e Mbështetjes Operacionale të FSK-së.
Aliu një jetë të tërë ia kushtoi krijimit të Shtetit të Kosovës; si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shërbeu në Zonën Operative të Llapit në Brigadën 151 ,,Zahir Pajaziti “, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.
Ali Sinani pas vetës ka lënë dy fëmijë, bashkëshorten dhe prindërit.
Për kohën dhe ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë./arbresh.info/
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër