Hoxha reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Kosovën

17:15 | 13 Maj 2018
V. S.

Deklarata e Presidenti te  Serbisë, Aleksander Vuçiq se “pavarësinë e Kosovës e kemi vulosur vetë”, ka shtyre qe te reagoj zëvendëskryeministrin e  Kosovës, Enver Hoxha.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitte, Hoxha  ka shkruar se pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti dhe sakrifica e njerëzve.

“Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/