Hoti udhëton për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit

10:07 | 30 Janar 2023
A Z

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot me disa deputetë, udhëtoi për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan, një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës.

“Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.