Djali i Shkelzen Haradinajt ndan dhimbjen e gjyshit përmes fotografive

11:00 | 17 Qershor 2018
V. S.

Luan Haradinaj, djali i heroit të Kosovës, Shkëlzen Haradinajt ka ndarë pikëllimin për vdekjen e gjyshit të tij, Hilmiut. Luani ka zgjedhur që emocionet t’i ndajë përmes fotografisë, teksa ka shkruar që ai të pushojë i qetë.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social në ‘Facebook’ së bashku me gjyshin e tij dhe disa të tjera në atë ‘Instagram’,  me këtë rast ka ndarë emocionet e tij për të.

Ndryshe, Luani gëzon emrin e trashëguar nga axha i tij dëshmor, Luan Haradinaj.

Luan Haradinaj është pjesëtar i ushtrisë së ardhshme të Kosovës i cili ndjek studimet në Akademinë Ushtarake të FSK-së ndërsa nga vijuesit e kësaj lamie  është ndër më të dalluarit./arbresh.info/