“Ti po mendon se janë fryrë listat a? Janë fryrë shumë, unë kam qenë pjesë e koalicionit të kaluar, e di sa lista janë fryrë nga partia juaj (LDK) me qindra persona, që kurrë s’kanë qenë në luftë. Mos më keqkupto, por e kemi bërë për hir të pajtueshmërisë dhe i kemi mbyllur sytë të gjithë”, pati thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në tetor të vitit të kaluar.
Në institucionin ligjvënës, kryeparlamentari, Kadri Veseli, në tetor të vitit të kaluar, e kishte pranuar se e kishin fryrë numrin e veteranëve të luftës, raporton KTV.
Por, që nga bërja publike e aktakuzës për mashtrim me lista të veteranëve, Veseli, por edhe kryeministri Haradinaj, kanë vazhduar të heshtin, ani pse mbi 19 mijë veteranët, që janë identifikuar si mashtrues nga prokurori Elez Blakaj, i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 38 milionë euro në vit.
Juristi Ehat Miftaraj nga IKD thotë se edhe kjo deklaratë e Veselit do të duhej të ishte objekt i hetimeve.
Albert Krasniqi nga KDI-ja, vlerëson se shumëfishimi i numrit të veteranëve u bë për të siguruar sa më shumë vota.
Miftaraj thotë se ka informacione se prokurori Elez Blakaj, ka kërkuar që të zgjerohen hetimet në 7 prokuroritë themelore, edhe për komandantët e Zonave Operative të UÇK-së.
Muajin e kaluar, prokurori Elez Blakaj, ka ngritur aktakuzë për 12 persona, ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, ministra, deputetë e zëvendësministra.
Të akzuar në këtë rast janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Por, kjo aktakuzë akoma nuk është dorëzuar në Gjykatë./KTV/
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media