Asnjë i vdekur dhe 54 raste të reja me koronavirus në Kosovë

15:10 | 29 Shtator 2020
V. S.

Edhe 54 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik përmes një njoftimi për media.

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes./arbresh.info/

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3129636737164309/

Shpërndaje në rrjete sociale