Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e quan dritare historike për Kosovën bashkimin e tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainën. Prandaj, thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë dritare për të hyrë në NATO.
Postimi i tij i plotë:
Gjermania sot rriti buxhetin për mbrojte në rekordet më të larta të shtatë dekadave të fundit; në 2% të Bruto Produktit Vendor; e 100 miliardë euro investime vetëm këtë vit. Vendet e mbetura të BE-së tani kërkojnë anëtarësim të plotë në NATO.
Doktrina “paqe nëpërmjet forcës” – e presidentit Reagan, po rikthehet me të drejtë në Evropë. Më 17 korrik të vitit 1980, në Konventën Republikane të kohës, ai thoshte: “Ne e dimë shumë mirë se lufta nuk vjen kur forcat e lirisë janë të forta, por kur ato janë të dobëta. Pikërisht atëherë tiranët tundohen.”
Putin është shembull i një tundimit të tillë. Aleatët e tij në Serbi, janë shembull të një tundimi të tillë.
Bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë, është një dritare historike për Kosovën. Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë; e aleatët tanë ndërkombëtarë duhet të përshpejtojnē anëtarësimin tonë si proces të natyrshëm të sigurisë Evropiane. Kosova në NATO është domosdoshmëri; gjithnjë ka qenë, gjithnjë do të jetë.
Le të shfrytëzojmë këtë moment të ri për një hap të madh historik. Le t’i nxisim të gjitha potencialet tona në këtë drejtim./arbresh.info/
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...