Abrashi: Samiti i Digjitalizimit në Beograd, do të jetë arritje për Kosovën

08:20 | 24 Mars 2019
A Z

Takimi i ardhshëm Ministror i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Beograd më 4-5 prill, ku të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuar për të nënshkruar marrëveshjen e roamingut. Në këtë takim do të merr pjesë edhe Kosova, e cila do të kryesohet nga koordinatori nacional, Gazmend Abrashi, apo njëherësh edhe këshilltar i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Abrashi në intervistën e dhënë për portalin Arbresh.info, theksoi se para disa ditësh ishte në takim me Këshillin për Bashkëpunim Regjional në Sarajevë, ku në këtë takim marrin pjesë shtetet anëtare.

Isha në takim me Këshillin për Bashkëpunim Regjional në Sarajevë, ky takim ishte i fokusuar në  pritjen e procesit të Berlinit, marrëveshje kjo qe është nga viti 2014, të cilën janë gjashtë vende anëtare të Ballkanit, apo të ashtuquajtur B6 (bëjnë pjesë pesë shtete nga Ish-Jugosllavia dhe aty bënë pjesë edhe Shqipëria. Në mbledhjen e fundit u rrumbullakua projekti i nënshkrimit të marrëveshjes së roaming-ut, në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pra të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, ku ata ka një kohë të gjatë që funksionojnë në atë regjim”, ka deklaruar Koordinatori Nacional për takimin regjional të Ballkanit Perëndimor, Gazmend Abrashi.

Sipas, Abrashit, kjo marrëveshje ishte fokusuar të nënshkruhet në mes të dy kryeministrave të vendit.

Kjo marrëveshje ishte paraparë që të nënshkruhet ne mes të dy Kryeministrave, por për shkak se vlerësohet që kjo marrëveshje të jetë një ndër marrëveshjet më të arritura të mëdha, që kanë arritur shtete e Ballkanit Perëndimor, në ndërkohë  kjo marrëveshje është ulur në nivel të ministrave”, ka thënë Abrashi.

Sipas Abrashit në këtë Samit të Digjitalizimit, do të marrë pjesë edhe Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Valdrin Lluka.

Abrashi më tutje është shprehur se, janë dakorduar të gjitha detajet që kanë të bëjnë me marrëveshjen, në të cilën Kosova do ta ketë trajtimin e barabartë sikurse të gjitha shteteve të tjera dhe do t’i bashkëngjitet regjimit “Free Roaming” (Roaming i lirë), ku përfshinë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku kjo marrëveshje po i prinë edhe marrëveshjeve të tjera.

Kjo marrëveshje është marrëveshje që i paraprinë marrëveshjeve të tjera, në të cilën është bërë për Bashkimin Regjional në Sarajevë dhe shumicën e kontakteve i kemi në Bruksel, ku do të kemi takim të hënën, ku janë disa tema në koordinim e sipër, në kuadër të “Westen Balkan Six” (gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor) apo “WB6”, ka deklaruar ai.

Pritet që të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor, të kenë roamingun e lirë, por pritet të ketë zvogëlim të çmimit të lirë të roamingut, mirëpo kjo nuk mund të ndodhë brenda një dite, ka thënë Abrashi.

Implementimi parashihet të filloj me 19 qershor të këtij viti e me suksese pritet të jetë deri më 2021, ku parashihen që çmimet e roaming-ut, të jenë përafërsisht me çmimet e tregtimit të komunikimit të lirë se çfarë janë çmimet, p.sh. nëse kemi një komunikim brenda IPKO-së, në Kosovë, ku në vitin 2021 parashihet që i njëjti çmim i përafërt do të jetë edhe për komunikim edhe për çmimin e Gigabajtit (të internetit), me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Abrashi.

Kosova dhe Shqipëria më herët nuk ka qenë të përfshirë në këtë marrëveshje, por të dyja në mes vete ka pasur roaming dhe me Serbisë nuk kemi pasur marrëveshje.

“Me Serbinë nuk kemi marrëveshje, kjo është një marrëveshje që është negociuar në paket, ku në këtë marrëveshje pra janë edhe Kosova edhe Serbia, ku me vetë faktin ajo është pajtuar që të hyjë në këtë marrëveshje, në një farë mënyre e ka pranuar një legjitimitet të ri çfarë është Kosova, por Këshilli për Bashkim Regjional (KBR), kemi dashur ta lëmë këtë çështje teknike sepse për mua në këtë drejtim është me rëndësi ta shpjegoj që qytetari (kosovari), i cili jeton në Ballkanin Perëndimor duhet ta kuptojë, që dy vitet e ardhshme do të bjer çmimi i shpenzimit të roaming-ut, ku në vitin 2021”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka përmendur edhe një fakt sa i përket vendeve të Unionit Evropian që nuk kanë pasur roaming.

Ka qenë proces i komplikuar, por kjo marrëveshje i paraprinë një marrëveshje të madhe, për shkak se Unioni Evropian së bashku me Komisionin Evropian, kanë dashur të shohin një rezultat paraprak prej shteteve të Ballkanit Perëndimor, që në momentit kur të kemi një marrëveshje bazë, atëherë mundemi të kemi inicimin e heqjes së roamingut me shtete e Ballkanit Perëndimor me shtetet e BE-së, ku Unioni Evropian ka pasur më herët roaming mes vete”, ka theksuar ai./E.Ballazhi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale