Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka thënë se hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian tash është më urgjente se kurrë më parë.
Ai në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga pjesëmarrja e tij në Forumin Ekonomik në Greqi.
“Këtë javë, udhëtova në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi. Për shumë tema të diskutuara në Delphi, ne vetëm mund të merrnim me mend se çfarë do të sjellë e ardhmja. Megjithatë, për Ballkanin Perëndimor, rruga është e qartë dhe ajo çon drejt BE-së. Tani është më urgjente se kurrë për ta bërë atë realitet. Kjo është ajo që theksova në dy panele dhe gjatë të gjitha takimeve dhe diskutimeve të mia me liderë politikë nga rajoni dhe më gjerë, partnerë dhe miq”, ka shkruar diplomati sllovak.
Duhet përkujtuar që gjatë periudhës së agresionit rus në Ukrainë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi pati një pauzë të gjatë.
Përderisa përfaqësuesit e shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë nuk janë takuar më, nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se lidhur me takimin e radhës do të njoftojnë me kohë.
Një javë më parë në Serbi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Fitues nga këto zgjedhje doli kandidati Aleksandar Vuçiq, si dhe partia e tij në kuadër të shumicës parlamentare.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...