16:46
Para pak minutave ka filluar takimi mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si përpjekje e radhës për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje.
Në takim është parë duke hyrë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga nënkryetarët Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa./arbresh.info/

16:28
Kanë filluar të mblidhen krerët LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të diskutuar për mundësinë e koalicionit.
Aty kanë arritur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.
Vjosa Osmani nuk është parë në mesin e grupit të LDK-së.
Kurse nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur Besnik Bislimi.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...