Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për Betejën e Loxhës.
Zemaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në këtë betejë.
Zemaj ka hedhur poshtë pohimet e Haradinajt për pjesëmarrjen e tij në luftimet me forcat serbe në Loxhë.
“Haradinaj nuk ka marrë pjesë në betejën e Loxhës”, është shprehur Zemaj.
Deputeti i LDK’së ka thënë se Haradinaj mund të ketë shkuar atje pasi forcat serbe janë dëbuar nga Loxha
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi