Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sonte me anë të një komunikate për bastisjen e shtëpisë së prindërve të deputetit të kësaj parti Albin Kurti, të cilin policia po e kërkon në bazë të fletë-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës.
“Para pak orësh, Policia e Kosovës bastisi edhe shtëpinë e prindërve të deputetit Albin Kurti.
Pushteti i kriminalizuar, që nuk ndërmorri asnjëherë asnjë veprim kundër strukturave paralele kriminale të Serbisë dhe kundër krimit e korrupsionit që e kanë vërshuar vendin, është vënë në përndjekje speciale të deputetëve të opozitës.
Pushteti i Isa Mustafës dhe i Hashim Thaçit, që nuk ka guxim të përballet as edhe njëherë të vetme në mënyrë të dinjitetshme me Serbinë, kur kjo e fundit sulmon dhe bllokon Kosovën, po bastisë shtëpitë e deputetëve ngase nuk po mund ta durojë vendosmërinë e opozitës për ta mbrojtur Republikën.
Bastisjet e shtëpive të deputetëve dhe familjarëve të tyre, do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe do ta rrisin vendosmërinë e opozitës në rezistencën e saj kundër shtetit policor që është vënë totalisht në funksion të mbro jtjes së ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë