Sot është mbajtur takimi i njëqindekatërmbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.
Siç thuhet në komunikatë, gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë shqyrtuar dhe aprovuar rregulloren për transferim dhe avancim të prokurorëve të Shtetit. Kjo rregullore zbatohet për Prokurorin e Shtetit, përfshirë të gjitha nivelet, në pajtim me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.
“Qëllimi i kësaj rregullore është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për transferim dhe avancim të prokurorëve të Shtetit”, thuhet në komunikatë.
Po sot, anëtarët e Këshillit Prokurorial, shqyrtuan dhe aprovuan rregulloren për njësinë ndërlidhëse për përgjimet.
“Qëllimi i kësaj rregullore është të përcaktojë funksionimin e njësisë ndërlidhëse për përgjimet në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, procedurat në procesin e përgjimit ligjor, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të autor izuar për zbatimin e procedurës së përgjimit duke u mbështetur në standarde të larta profesionale dhe zbatimin me sukses të masave të fshehta të përgjimit.”
Po ashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial gjatë takimit të sotshëm caktuan për ushtrues detyre të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, prokurorin, Ali Selimi.
Ndërkaq, gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit, formuan grupin punues me gjashtë anëtarë dhe grupin e ekspertëve me katër anëtarë, për projektin TIK/SMIL.
“Anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë refuzuan kërkesën e avokatit Ethem Rogova, për përjashtimin e të gjithë prokurorëve dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan si dhe Kryeprokurorit të Shtetit. Vlen të theksohet se anëtarët e Këshillit Prokurorial aprovuan raportin e Komisionit për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të nominuar nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Nga katër (4) kandidaturat e paraqitura Komisioni ka gjetur se kandidatët, Shemsi Jashari, Ilir Dukolli dhe Naim Krasniqi i plotësojnë kriteret e parapara në konkurs, ndërsa kandidati Hajrullah Mustafa në bazë të dokumentacionit që ka paraqitur në Këshill nuk i plotëson kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në fund.
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...