Një pjesë e Qendrës së Prishtinës është pa energji elektrike që nga ora 13:00 e ditës së sotme.
Banorët e ndërtesave dhe shtëpive që janë pa energji elektrike, kanë tentuar që tërë ditën të marrin një informacion zyrtar për mungesën e energjisë, e kanë pasur problem që të kontaktojnë zyrtarët e KEDS-it. Në një rast banorëve u është thënë se ende nuk e dinë se ku është defekti që ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Kurse sipas disa informatave, është djegur trafo e rrymës, ndërsa zyrtarë të KEDS-it nuk ka dal në vendin e ngjarjes, duke pohuar se nuk i kanë çelësat e trafosë.
Banorët e ndërtesave që nuk kanë rrymë, janë detyruar të largohen nga banesat për shkak se ngrohen e rrymë, dhe në temperaturat shumë të ulëta që kanë përfshi vendin, e kishin të pamundur që të rrinin.
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK