
Komuna e Prishtines, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, pas takimit të sotëm me përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, ka marrë vendim që nesër të hyjnë në grevë, për shkak të mos pagesës së rritjes 4% të pagës nga rritja në sektorin publik e vitit të kaluar dhe mos dialogimi për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës së Prishtinës.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Pogdani”, “Asim Vokshi”, “Naim Frashëri”, “Eqrem Qabej”, “Hoxh Kadri Prishtina”, shkolla bujqësore, “Dardania”,“ Gjergj Fishta” , përfaqësuesit e QMF në Prishtinë dhe përfaqësuesit e kompanive të sigurimit.
Në rast të mos përgjigjes nga komuna e Prishtinës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës paralajmëron se më 5 mars do të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave.
Pas njoftimit për hyrje në grevë, kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka kërkuar takim me udhëheqësin e Sindikatës, i cili do të mbahet nesër, por pavarësisht këtij takimi greva do të mbahet, njofton Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...