Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një komunikate për media sqaron se Prokurori i Shtetit nuk ka parashtruar asnjë kërkesë në gjykatë për fletë arrest ndaj deputetit Armend Zemajt dhe Liburn Aliut.
“Pas publikimit të lajmit në disa nga portale se kinse është lëshuar fletë-arrest për deputetin Armend Zemaj dhe zyrtarin nga Komuna e Prishtinës Liburn Aliu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, njofton se Prokurori i Shtetit nuk ka parashtruar kërkesë në gjykatë për lëshimin e urdhërarrestit ndaj këtyre dy personave”, thuhet në komunikatë.
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare