Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në malin Golesh të Sllatinës kanë shkatërruar më shumë se 105 mijë copë municioni të konfiskuara nga Policia e Kosovës.
Shkatërrimi i municionit u realizua në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme me ç’rast është mbështetur nga UNDP me Projektin për Minimizimin e Rrezikut të Armëve dhe Eksplozivëve (FERM) dhe i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë.
Dejan Jankovic, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se ky asgjësim është kryer nga zyrtarët të cilët janë të trajnuar dhe certifikuar për këto lloje të këtyre municioneve.
Ai tha se asgjësimi i armëve është realizuar pas konfiskimit të tyre gjatë vitit të kaluar dhe pas përfundimit të proceseve gjyqësore të organeve kompetente.
Shkatërrimi i municionit u zhvillua në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së (IATG).
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje