Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për herë të parë që nga zgjedhja e saj.
Në këtë mbledhje po diskutohen çështjet e brendshme të partisë dhe aktualiteti politik në vend si dhe qëndrimet e partisë.
Pas mbledhjes, PDK tha se do të deklarohen përmes një komunikate për media.

Ndryshe, e njëjta parti sot pati reagim për vendimin në rastin “Syri i Popullit” ku lideri i këtij subjekti Kadri Veseli ka qenë dëshmitar. Ata e quajtën dënimin si një lajm të mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.
PDK e dënoi fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, siç thuhet, me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë.

Për më tepër, PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist.
PDK: Lëvizja Vetëvendosje krijoi dhe frymëzoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet
Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëv...
Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë...
Zelensky: ShBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u a...
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...