Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në edicionin e 20-të të Forumit të Doha në Katar, ka folur për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, duke përmendur sakrificat e popullit të saj, por edhe ndihmën e vendeve mike.
Ajo në fjalimin e saj shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në sferën diplomatike, ekonomike, tregtare dhe kulturore.
“Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë dhe suksesi ynë ka ardhur pas sakrificës së madhe”, tha Osmani duke shtuar se Serbia, nën regjimin e njeriut, i njohur si “kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviq, ka kryer krime të përgjakshme.
Osmani ka folur edhe për progresin e arritur në vend pas më shumë se dy dekada pas çlirimit nga Serbia.
“Ne sot kemi një ndër demokracitë më të avancuara në botë dhe jam e lumtur që jetoj me njerëzit që besojnë në vlerat e demokracisë”, tha ajo.
Osmani ka përmendur edhe strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë, si dhe të atyre nga Ukraina.
Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e Osmanit në Katar si presidente./arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...