
moti
Masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa veriore e Kontinentit do të jenë prezent edhe gjatë pjesës së dytë të javës, duke krijuar kushte që mbi vendin tonë të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.
Këto masa të ajrit do të jenë të qëndrueshme duke i rritur amplitudat në fushën e temperaturave maksimale. Vlera minimale e temperaturave do të lëvizë ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.
Një situatë ndryshe sa i përket temperaturave do të paraqitet në viset malore ku temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdojë ti ruajë vlerat e mbinormales për 2-3 milibar. Lagështia relative e ajrit mëngjeseve do të jetë në kufijtë 73-79%, kurse gjatë ditës do të zbresë në 37-30%. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi 1-5m/s.
Temperatura të larta për këtë periudhë kohore do të vazhdojnë edhe për gjatë vijës bregdetare. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 35-37gradë Celsius, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...