Disa rrugë afër shkollës së mesme të Mjekësisë në veri të Mitrovicës janë bllokuar pasi që një sasi e madhe mazuti ka rrjedhë dhe ka përfshirë rrugët e kësaj pjese.
Policia e Kosovës në veri e ka konfirmuar rastin për KosovaPress duke thënë se me të gjitha institucionet përkatëse janë duke u munduar që ta evitojnë këtë që ka ndodhur.
Zëvendësdrejtori i stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës Besim Hoti tha për KosovaPress se dyshohet që mazuti ka rrjedhur nga shkolla ose spitali të cilinh e përdorin për ngrohje.
Ai tha se sipas informative të para gjasat janë që ky rast të jetë aksidental.
“Ne kemi marr informatat për këtë që ka ndodhur. Ekipet e Policisë janë në terren dhe së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhje institucionet tjera komunale po mundohen të ndalojnë rrjedhjen e kësaj mase të mazutit”, tha Hoti për KosovaPress.
Sipas tij kjo rrjedhje mund të shkaktojë rrëshqitje nëpër rrugë që vështirëson komunikacionin dhe lëvizjen e këmbësorëve ndërsa nuk ka ndonjë rrezik tjetër.
Momentalisht rrug ët nga është duke rrjedhur mazuti janë mbyllur.
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...
Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHM...
Hyn në fuqi ligji për të huajt, publikohet materiali informu...