Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportoj sot para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Komision ky që do të mblidhet në ora 11:00.
Rizvanolli do të raportojë për planin e ministrisë për vitin 2021.
Ndërkohë që komisioni do ta shqyrtojë në parim edhe projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, shqyrtimin në parim të projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike si dhe do të shqyrtojnë raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare-ARKEP për vitin 2020./arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...