​Ministrja Haxhiu takohet me delegacionin e BE-së, diskutohen reformat në drejtësi

23:22 | 21 Mars 2022
A Z

Ministrja Haxhiu sot ka pritur në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian, i kryesuar nga Vassilis Maragos, me ç’rast diskutuan nga afër rreth reformës dhe sfidave në sistemin e drejtësisë.

Ministrja Haxhiu vlerësoi lartë angazhimin dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës në sfera të ndryshme, veçmas ato në sistemin e drejtësisë.

Në anën tjetër shefi i njësisë për Kosovë, z. Maragos shprehi gatishmërinë për mbështetje me qëllim të fuqizmit të sundimit të ligjit dhe inkurajoi që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë të koordinuara me Bashkimin Evropian në mënyrë që shumë nga reformat e planifikuara të Qeverisë së Kosovës të realizohen në pajtim edhe me standardet e BE-së.

Të dy palët u dakorduan për vazhdimin bashkëpunimit në të ardhmen./arbresh.info/