Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, që përfundimisht çon në rivotim zgjedhjen e kryetarit të Istogut.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të njoftojë opinionin publik se pavarësisht faktit që Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar kërkesën e LDK-së për të anuluar vetëm procesin e votimit përmes postës, ku janë evidentuar parregullsitë dhe manipulimet gjatë procesit zgjedhor në Istog, e pranon vendimin e kësaj Gjykate për të shkuar në rivotim”, ka njoftuar LDK përmes një komunikatë.
N njoftim thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se Istogu do të mbetet komunë e udhëhequr nga kryetari aktual Haki Rugova.
“Kështu kanë vendosur qytetarët me votën e tyre gjatë procesit zgjedhor brenda kësaj komune i cili ka qenë plotësisht i rregullt, por është tentuar të deformohet nëpërmjet votave të kriminalizuara nga AAK-ja”, thuhet në kumtesë.
LDK ka ftuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të jenë të kujdesshme në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Istogut të respektohet në plotni
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK