Edhe pse ishte paralajmëruar se shpallja e rezultateve përfundimtare mund të bëhej gjatë ditës së djeshme kjo nuk ka ndodhur, me zyrtarët e KQZ-së të cilët kanë paralajamëruar se një gjë e tillë pritet të bëhet sot.
Shpallja e rezultateve do të bëhet nëse PZAP dhe Gjykata Supreme nuk kanë pranuar ankesa nga asnjë subjekt politik lidhur me rezultatet e numërimit të 1806 pakove të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora të cilat ishin votat e fundit që u numëruan.
Pas shpalljes së rezultateve partitë dhe kandidatët sërish kanë të drejtë të ankohen në PZAP dhe Gjykatën Supreme, nëse dyshojnë se u është bërë padrejtësi./arbresh.info/
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...