Xhevat Shyqeri Hysenaj dhe Naser Faik Makolli, janë dy personat që po kërkohen nga Policia e Kosovës, pasi që janë zbuluar se kanë gisht në vrasjen e Egzon Mazrekut nga Sopia.
Policia ka arritur të identifikoj tre persona, njërin prej tyre tashmë e ka arrestuar ndërsa Hysenaj dhe Makolli vazhdojnë të mbesin në kërkim.
Në një komunikatë për media të Policisë, thuhet se të dyshuarit janë me precedent të shumëfishtë kriminal, të armatosur dhe të rrezikshëm, dhe është vendosur që të bëhen publike fotografitë e dy personave të dyshuar me qëllim të identifikimit më të lehtë të tyre.
“Andaj, me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë, kërkojmë nga qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion sado të vogël për këta dy persona të njoftojnë stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё