​KDI kundërshton rrjedhën e seancës së sotme, bllokimet e opozitës të ndërpriten

20:06 | 17 Shtator 2015
M. A.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me anë të një komunikate, ka kundërshton rrjedhën e seancës së sotme të parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe ka kërkuar nga Qeveria të jetë më e përgjegjshme, kurse nga opozita që të ndërpresë bllokimet e punës së Parlamentit.

“Kërkesa e Kryeministrit për tërheqje nga rendi i ditës i Raportimit për Marrëveshjet me arsyetimin se nuk është i pranishëm edhe zëvendëskryeministri, z. Thaçi, paraqet shmangie nga përgjegjësia e kryeministrit për obligimet kushtetuese që ka ndaj Kuvendit. Veprim i sotëm është vazhdimësi e shpërfilljes së Qeverisë ndaj Kuvendit në raport me të gjithë procesin e dialogut me Serbinë.

Në përgjithësi, Qeveria ka pasur një komunikim të çakorduar dhe përjashtues ndaj publikut për marrëveshjet e fundit. Ky çakordim tanimë po transferohet edhe në relacion me Kuvendin. Madje, për raportim të marrëveshjeve ka edhe një çakordim ndërmjet partnerëve qeverisës pasi data për Raportim, që në fillim ishte proceduar vetëm si informim, ishte caktuar nga vetë kryeministri pa harmonizim të agjendës me atë të zëvendëskryeministrit, prania e të cilit del të jetë kryesore për raportim. Kj o nuk është qasja që Qeveria do duhej të ndjekë për një proces të negociatave që është shumë i ndjeshëm dhe jetik për të ardhmen e konsolidimit të shtetësisë.

Përkundër papërgjegjësisë nga ana e ekzekutivit, bllokimi i seancës paraqet degradim i institucionit më të lartë përfaqësues në vend. Pengimi fizik i zhvillimit të seancës paraqet një praktikë të keqe parlamentare, madje çon edhe në bllokim të funksionalizmit të Kuvendit. Defunksionalizimi i Kuvendit nuk do duhej të ishte mënyra për zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e sfidave me të cilat po përballemi në raport me marrëveshjet me Serbinë. Subjektet opozitare do duhej të ishin më konstruktivisht të përfshira karshi procesit të negociatave me Serbinë që Kuvendi i Kosovës vetëm e ka ratifikuar.

Dialogu me Serbinë duhet të jetë proces tërësisht transparent, dhe të jetë përfshirës të gjithat subjekte politike dhe shoqërisë civile, dhe Qeveria duhe t të jetë e sinqertë në komunikim të rezultateve të negociatave. Njëkohësisht, subjektet opozitare duhet të shtrojnë argumentet që kanë kundër marrëveshjeve dhe sidomos Asociacionit/Bashkësisë në Kuvend por edhe të shfrytëzojnë mjetet tjera paqësore por pa quar në defunksionalizim të institucioneve”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Shpërndaje në rrjete sociale