Sot në Prishtinë iu është vënë dryni tri pompave që shesin karburante në Prishtinë, për shkak të mos pajisjeve të tyre me licenca nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Operatorët që janë mbyllur sot janë “Ilirian Petrol” që gjendet tek hotel Iliria, “Italian Petrol- IP” që gjendet tek fabrika e ish-amortizatorëve, dhe “Al Petrol” tek AAK në Prishtinë.
Aksioni për mbylljen e këtyre operatorëve është ndërmarrë nga Inspektorati i Tregut në kuadër të MTI-së për mos pajisje të licencave për veprimtarinë e tyre.
Kryeinspektori i Tregut, në MTI, Lulëzim Syla, konfirmoi për KosovaPress se sot MTI ka mbyllur tri pompa të derivateve në Prishtinë për mungesë të licencave.
“Inspektorati i tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, ka marrë sot një aksion për mbylljen e tre operatorëve ekonomik për shkak të mos pajisjeve me licenca nga MTI për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Aksioni do të vazhdon dhe nuk do të ndalet deri në marrjen e këtyre licencave. Operatorët ë kësaj veprimtarie ishin të obliguar që të marrin kontrat at nga AKP për qera për dy vjet, e më shumë, e jo më pak se një vit”, deklaroi pas aksionit kryeinspektorit Syla për KosovaPress.
Ai tha se operatorët që janë mbyllë sot kanë pasur kontrata për qera nga AKP-ja për periudha nga 3 deri në 6 muaj.
MTI, sipas Sylës, do t’i dërgoi lëndët e këtyre kompanive në gjykatë për operimin e tyre pa licenca. Për gjobitjen e këtyre kompanive, Syla tha se do të vendoset nga Gjykata.
Kryeinspektori tha se këto kompani ishin të njoftuar 20 ditë më parë për mbylljen e këtyre pikave.
Kryeinspektori Syla tha se aksioni nuk është kundërshtuar nga pronarët dhe gjatë mbylljeve nuk patën nevojë për asistencën e policisë.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...