“Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“I pandehuri/i mitur, më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale “, ka theksuar gjykata./Arbresh.info/
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...