Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot anëtarët e Komisionit për Legjislacion, të cilët u interesuan për nivelin e zbatimit të ligjit për noterinë, si dhe ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës.
Ministrja Haxhiu vlerësoi interesimin e këtij komisioni për të diskutuar rreth çështjeve të cilat u ngritën në këtë takim, thuhet në njoftim për media.
Kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, dhe nënkryetari, Driton Selmanaj, në cilësinë e kryesuesve të dy grupeve punuese përkatëse, u informuan më shumë rreth këtyre ligjeve.
Ministrja e Drejtësisë i njoftoi anëtarët e komisionit që sa i përket ligjit për noterinë, janë në proces nxjerrja e dy akteve nënligjore, njëra për evidencën për personat që kanë dhënë provimin për noteri, ndërsa tjetra për tarifat noteriale që shfuqizon aktin nënligjor për tarifat të zbatueshëm aktualisht.
Ndërsa sa i përket ligjit për mbikëqyrje elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, janë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse.
Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e emërimit të noterëve të rinj, ashtu siç parashihet me ligj, ndërsa ministrja Haxhiu u zotua se emërimi i noterëve të rinj do të bëhet brenda këtij viti./arbresh.info/

Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë