Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në betejat heroike të Brigadës 114 ‘Fehmi Lladrovci’, duke thënë se rënia e heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, frymëzoi të gjithë vajzat dhe djemtë e kësaj brigade për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore.
“Njëzet vjet më parë, në betejat heroike të Brigadës 114 Fehmi Lladrovci, kanë rënë në altarin e lirisë mjeku i luftës Lec Leci – Gradica dhe bashkëluftëtarët e tij Shefqet Zeka, Naim Haxhiu, Kadri Mehmeti, Shemsedin Haxhiu dhe Xhevxhet Maliqi. Rënia e heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, frymëzoi të gjithë vajzat dhe djemtë e Brigadës 114 për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore. Sot, me krenari kujtojmë veprat e mëdha të heronjve e dëshmorëve tanë, mbi gjakun e të cilëve u rrënjos liria e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë