Shkolla fillore dhe e mesme, private “American School of Kosova”,për të gjashtën herë radhazi ka organizuar sot aktivitetin e njohur të saj “ASK Talks”.
I ftuar për të shpalosur më shumë rreth jetës së tij private, në këtë edicion të “ASK Talks” ishte deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, i cili u shpreh i kënaqur dhe falënderues që ASK kishte zgjedhur atë për të folur rreth jetës së tij, për gjëra që shumë njerëz nuk i dinë.
Duke folur për ngjarjen më aktuale në mbarë vendet ballkanike, ardhjen e refugjatëve nga Siria në Ballkan, ai kujtoi kohën kur edhe ai si 18 vjeçar kishte ikur si refugjatë në Angli.
Pjesë e tregimeve të tij ishte edhe ideja e skulpturës së New Born-it, e cila është sinonim i pavarësisë së Kosovës.
“Kam ardhur për ta ndarë historinë time me të rinjtë, sepse se fundi refugjatët janë tema kryesore, veçanërisht në këtë pjesë të vendit. Se fundmi kemi parë së çfarë ka ndodhur në Siri dhe vende tjera me krizën e refugjateve. Dua ta fillojë historinë time me kohën kur isha refugjat kur e lashë Kosovën në moshën 18 vjeçare, në vitin 1991 për Londër. Aty mora edukimin, krijova një familje dhe fillova të punoj në mënyrë profesionale. Pra kam ca histori në media dhe media sociale si dhe në arte. Me parë nuk kam bërë skulpturë para New Born-it, i cili ka fituar 7 çmime ndërkombëtare. Pra kam bërë gjera të ndryshme, duke përfshirë dhe politikë me se voni”, tha Ismajli.
Ismajli po ashtu shfletoi pjesë nga historia dhe ideja e skulpturës së New Born-it, e cila është e vendosur para Pallatit të Rinisë. Sipas tij, puna për këtë skulpturë filloi vetëm 11 ditë para shpalljes së pavarësisë dhe kjo është puna më e madhe e Ismajlit, e bërë ndonjëherë.
“E kam treguar historinë e New Born shumë, shumë herë, disa njerëz e dinë e disa jo dhe disa tjerë kanë informata të gabuara për të. Kjo është një nga gjërat më të mëdha që kam bërë në jetë. New Born filloi diku 11 ditë para se të shpallej pavarësia dhe erdhi si e kaltër. Askush nuk e kishte idenë se në do të shfaqemi me një monument të tillë… Kur u ulem dhe filluam të mendojmë për New Born-in unë erdha me ide për këtë emër dhe insistuam se kjo është ajo. New Born ishte një emër i shkurtër që përbehej për dy fjalëve ‘i sapo’ dhe ‘lindur’ dhe që do të kuptohej edhe nga njerëzit që nuk e flasin anglishten. Pra New Born ishte një botë qe do të simbolizonte një fat të terë, diçka të re qe nuk ka lidhje negative aspak”, shtoi Ismajli.
Ai po ashtu tha se ideja e New Born-it ishte që çdo vit të ndryshohet dizajni i tij. Sipas tij, një herë Qeveria e pati lyer këtë skulpturë, por ai, s ë bashku me qytetarët shumë shpejt e patën ndryshuar dizajnin. Kjo për arsye se New Born i përket qytetarëve dhe jo Qeverisë.
Ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit ...
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal