​Edhe 290 policë nisin trajnimin në Akademinë e Kosovës

17:31 | 17 Shtator 2015
M. A.

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) të hënën e ardhshme, më 21 shtator, do të fillojnë trajnimin 290 policë të rinj. Është kjo gjenerata e 53-të e policëve të rinj të cilët për gjashtë muaj do të marrin trajnime në këtë Akademi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për KosovaPress tha se policët e suksesshëm do të caktohen nëpër stacione policore për të vazhduar trajnimin fushor praktik, i cili trajnim zgjat dy vjet.

“Me datë 21.09.2015, fillon trajnimin gjenerata e 53-të (gjithsej 290 kandidatë) e Policisë së Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, i cili trajnim zgjatë 6 muaj. Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi gjashtëmujor, këta kandidatë caktohen nëpër stacione policore për të vazhduar trajnimin fushor praktik, i cili trajnim zgjat 2 vite. Pra, pas përfundimit të këtij trajnimi për dy vite e gjysmë, dmth në AKSP – 6 muaj dhe trajnimit fushor praktik nëpër stacione – 2 vite, të njëjtit do të ushtrojnë detyrat dhe autorizimet si policë të pavarur”, tha Hoxha.

Pas një trajnimi gjashtëmujor në AKSP, më 12 qershor të këtij viti diplomuan 141 kadet? ? të rinj të gjeneratës së 52-të të Policisë së Kosovës, të cilët për herë të parë prezantuan edhe uniformën e re të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale