Fillimi i implementimit të marrëveshjes kolektive, shpërndarja e 20 përqindëshit të mjeteve nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore punëtorëve, si dhe marrëveshjet e arritura për ngritje të pensioneve për pensionistët kontibutdhënës dhe ngritja e pagës minimale në vitin 2016, janë të arriturat e vitit 2015 që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i prezantoi sot në konferencën përmbyllëse të vitit.
Sipas kryetarit të BSPK-së Haxhi Arifi, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë gjithsej 103 milionë euro për punëtorët të cilët kanë punuar në ndërmarrjet shoqërore të cilat janë tani më janë privatizuar. Ndërkaq, tha ai, edhe 27 milionë euro të tjera do të shpërndahen në vitin 2016 pasi që të merret vendimi përfundimtar nga Dhoma e veçantë e Gjykatës Supreme , për ata të cilët kanë bërë ankesë.
Arifi tha se bashkëpunimi i BSPK-së me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë vitit 2015 ka sjellë marrëveshjen për ngritjen e pensioneve për kontributdhënësit dhe kjo do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.
“Me Ministrinë e Punës kemi ardhur në përfundim dhe është bëri diçka e mirë për pensionistët e Kosovës. Pensionet do të ngriten që nga jana ri i vitit 2016 dhe atë pensioni më i ulët, sepse do të kategorizohen, do të jetë 160 euro dhe më i larti diku 240 euro”, tha ai.
Ai ka bërë të ditur se nga kjo ngritje do të përfitojnë edhe punëtorët e periudhës 1990 – 1999, duke shtuar se kushti prej 15 vite punë , që punëtorët e kësaj periudhe kanë pasur për të fituar pension kontributdhënës, do të zbritet në 13 vite . Kjo, sipas tij, ka ardhur si rrjedhojë e bashkëpunimit të BSPK-së me MPMS-në, si dhe me komisionet relevante.
Arfifi ka shtuar se që nga viti 2016 paga minimale në Kosovë do të jetë 70 për qind e pagës mesatare, apo 240 euro.
Në këtë konferencë ndër të tjera u tha se BSPK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtohet numri i inspektorëve të punës, për të inspektuar mbi 98 mijë biznese ekzistente në tërë vendin. Sipas Arifit ky numër duhet të shtohet, pasi ende ka shumë shkelje të të drejtave të punëtorëve në Kosovë, duke veçuar shkeljet në sektorin privat.
Sipas kryetarit Arifi, BSPK në bashkëpunim me sindikatat gjermane DGB ka arritur marrëveshje që punëtorëve kosovarë iu mundëson punësim në Gjermani . Sipas tij kjo ës htë arritur si pasojë e migrimit ilegal për shkak të papunësisë.
Përveç të arriturave, BSPK në këtë konferencë paraqiti edhe ngecjet e veta gjatë viti 2015. Në këtë aspekt u përmend mosarritja e marrëveshjes me Qeverinë për sigurimin e një fondi për të gjithë ata që kanë mbetur pa punë si pasojë e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.
“Një mos realizim i kërkesës së kahmotshe që kemi ne sigurimi i një fondi social nga Qeverie për punëtorët që kanë mbetur pa vendin e tyre të punës, pa fajin e tyre gjatë këtij tranzicionit të privatizimit , që BSPK gjithmonë ka pasur kritika ndaj privatizimit se si ka ndodhur në Kosovë. Andaj Qeveritë në regjion por edhe në shtetet më demokratike gjithmonë kur kanë pasur privatizime pikën e parë e kanë pasur këtë çështje, f të sigur ohet një fond për punëtorët që kanë mbetur pa vendin e tyre të punës, që t’iu sigurohet një mbështetje familjarëve të tyre për një ekzistencë”, tha Arifi.
Sa i përket paralajmërimit të një grupi sindikatash ku përfshihen Sindikata e Arsimit, Shëndetësisë, Administratës Civile se do të largohen nga BSPK, Arifi tha se ata që duan të largohen mund të vazhdojnë.
“Ne jemi e vetmja konfederatë në Kosovë që i mbrojmë të drejtat dhe liritë e tyre sindikale. Ata që dëshirojnë të jenë në BSPK dyert janë të hapura , ku ka nevojë ta thyejnë derën e hapur. Ata që nuk dëshirojnë dhe mendojnë se mund të mbijetojnë le të vazhdojnë”, tha Arifi.
Sindikata e Arsimit, e Shëndetësisë dhe ajo e Administratës Publike , deklaratë e tyre në lidhje me pakënaqësitë me BSPK-në dhe mundës inë e largimit nga kjo organizatë i kanë bërë të ditur në konferencën e fundit të vitit.
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...