Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 10 vjetorit të vdekjes së ish-presidnetit Ibrahim Rugova është hapur ekspozita në Shtëpinë e Pavarësisë, vendi ku Rugova deri gjatë luftës mbante konferencat e së premtes
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin kryeministri Isa Mustafa, ministri i Kulturës Kujtim Shala, Skender Boshtrakaj dhe familjarë të ish-presidentit, Rugova.
Ekspozita u hap nga një fjalë rasti nga drejtori i Muzeut të Kosovës Skënder Boshtrakaj, i cili këtë shtëpi e simbolizoi si një vend, ku hap pas hapi u ndërtua shteti i Kosovës dhe premtoi se ky vend nuk do të jetë hapësirë për ekspozita të përhershme, por një hapësirë që do t’i përshtatet kohës dhe do të pasurohet me kontribute të gjeneratës së re.
“Jemi mbledhur për të përkujtuar presidentin Rugova, dhe për të dhënë një zotim që ky vend nuk do të jetë me një ekspozitë statike që pret vizitorë të rastit, por do ta bëjmë një laborator të historisë, ku të rinjtë do të vijnë të mësojnë dhe të kontribuojnë për historinë e vet për ta ndërtuar këtë vend”, tha Boshtrakaj.
Ndër të tjera, gjatë kësaj ekspozite u publikua edhe një dokumentar i shkurtër rreth vlerave që bartë “Shtëpia e Pavarësisë”.
“Shtëpia e Pavarësisë” u shpall më 2 dhjetor 2007, si shtëpi muze. Ky objekt gjatë viteve të nëntëdhjeta shërbeu si zyre e presidentit Ibrahim Rugova.
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...