Që nga data 8 shkurt deri më 1 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 813 raste, me gjithsej 22 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.
Mbrëmë janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste.
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS